Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ka formalizuar sot bashkëpunimin me institucionet lokale përmes nënshkrimit të Memorandumit të Ba

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ka formalizuar sot bashkëpunimin me institucionet lokale përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, një hap i rëndësishëm drejt realizimit të projektit për hapjen e Qendrës Ditore për Fëmijët me Aftësi të Veçanta në Bujanoc.
Nënshkrimi është bërë mes përfaqësuesit të shoqatës, Shefki Jonuzi dhe institucioneve komunale, ku morën pjesë Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Leon Memeti. Përmes këtij memorandumi, palët zotohen për bashkëpunim institucional me qëllim mbështetjen e një projekti me rëndësi të lartë sociale për komunitetin.
Nga VZHK u shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e ofruar, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një iniciative e cila synon të përmirësojë kushtet dhe qasjen e fëmijëve me aftësi të veçanta në shërbime profesionale të kujdesit dhe zhvillimit ditor.
Shoqata garanton angazhim maksimal në zbatimin e projektit, me transparencë, profesionalizëm dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.

COMMENTS