HomePolitikë

Verifikohen mandatet e përbërjes së re të KKSH-së-nuk ka marrëveshje për koalicion

Sonte në Bujanoc është bërë verifikimi i mandateve i 15 anëtarëve të përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Shqiptar të dalë nga zgjedhjet e 13 nën

Arifi takon ambasadorin e Sllovenisë
Kamberi në Parlament: Po Shqipëria do të rrojë…(video)
Kamberi nuk shkon n’konsulta te presidenti Vuçiq

Sonte në Bujanoc është bërë verifikimi i mandateve i 15 anëtarëve të përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Shqiptar të dalë nga zgjedhjet e 13 nëntorit.

Me përjashtim të verifikimit të mandateteve, nuk janë zgjedhur organet e këtij institucioni ngase nuk ka pasur paraprakisht ndonjë marrëveshje për koalicion nga subjektet politike.

Në bazë të Ligjit në fuqi nga verifikimi i mandateve ka edhe 30 ditë kohë për zgjedhjen e kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të KKSH-së.

Në seancën konstituive pjesëmarrës ishte edhe ministri për Pakicat, Tomisllav Zhigmanov.

Përbërja e re e KKSH-së kur janë në pyetje subjektet politike:

PVD 5 këshilltarë, APN 5, LPD 2, PD 2 dhe PDSH 1 mandat.

COMMENTS