Pas një paraqitje direkte të presidentit, Aleksandar Vuçiq, drejtuar qytetarëve, ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.
Pas një paraqitje direkte të presidentit, Aleksandar Vuçiq, drejtuar qytetarëve, ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.
Mustafi ka ritheksuar nevojën që Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi, derisa përmes Facebookut ka paraqitur edhe arsyet.
Postimi i Mustafit:
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se Serbia “është nën presion gjithnjë e më të madh” për të njohur pavarësinë e Kosovës. Situata ka ndryshuar për të keq”, pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Duke iu drejtuar kombit, mbrëmjen e së premtes, Vuçiq tha se “I gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë shpejt kah njohja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”
Pra ky është paralajmërimi I fillimit të fundit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi e që është edhe në përputhje me qëllimin e një “normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve” të parashikuar në Kornizën e Përgjithshme të BE-së për negociatat Kosovë-Serbi.
Kjo mbështetur nga procesi i integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE gjithnjë po shihet si i përshpejtuar në të ardhmen, dhe në anën tjetër pushtimi përmes fushatës ushtarake të Ukrainës dhe kërcënimi i Rusisë ndaj vendeve pretendente në NATO-s dhe në BE i ka dhënë një dinamikë marrëveshjes me njohje reciproke të Kosovë-Serbi.
Në qartësia e harmonizimit qëndrimeve të SHBA, BE dhe NATO kanë shtuar presionin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Me të është shtuar gara në faktorizimin e rolit edhe të institucioneve e shteteve evropiane dhe rajonale.
Megjithatë, ripërkufizimi i kufijve ballkanik është realitet historik I cili nuk do të ndodhë (ndoshta) në këtë kohë me shumë siguri, nga se asnjëra palë nuk ka kapacitete për të shmangur luftën dhe për të vendosur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rrethanat e krijuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës.
Por, mundësia për të siguruar mekanizmat për realizimin e drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është në kuadër po të marrëveshjeve Kosovë-Serbi.
Qëndrueshmëria e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi duhet kushtëzuar nga prezenca e çështjes së Luginës të Preshevës si nevojë e marrëdhënies së ndërsjellë dhe kundërpeshë e realizimit masave nga marrëveshja.
Rregullimi i pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është i domosdoshëm. Neglizhimi për implementimin e masave urgjente për afirmimin e drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës – “Planin 7 pikësh”, mungesa e vullnetit të Beogradit për të realizuar edhe dy marrëveshjet paraprake me përfaqësuesit institucional e politik të Luginës shpien në mundësinë e vendosjes së baraspeshave në “marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërkombëtarisht të obligueshme” Kosovë-Serbi.
COMMENTS