Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka vazhduar edhe sot të kundërshtojë ndërtimin e banesave për refugjatët nga Koso
Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka vazhduar edhe sot të kundërshtojë ndërtimin e banesave për refugjatët nga Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti ka marrë për shembull edhe ditën e sotme ku nëpër xhami u kërkua grumbullimi i mjeteve për ndërtimin e një shtëpie për një familje shqiptare në nevojë, derisa ka thënë se refugjatëve nga Kosova ato po u bëhen të gatshme.
Pajaziti ka kritikuar edhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, i cili sipas tij, nuk e tha as edhe një fjalë për këtë problematikë ndërsa ishte proklamuar si kryetar i zghedhur në emër të votave të 13.000 shqiptarëve.
Postimi i Pajazitit:
Edhe sot si shpeshherë, nërpër xhami 🕌 u kërkuan mjete materiale për ndërtimin e një shtëpie 🏠 për një familje në nevojë. Uroj që sa më shpejtë të përfundohet ky projekt dhe kjo iniciativë e qëlluar.
Zemërgjerësia dhe humanizmi i shqiptarëve është dëshmuar kaherë, p.sh: Fondi Humanitar ka ndërtuar rreth 70 shtëpi në Luginë, Shoqata Amaneti me dhjetra tjera. Punë fantastike 🥰, Zoti ju shpërbleftë.🤲
Mos të harrojmë se janë premtuar edhe shumë të tjera, por ato u premtuan në fushatë! Në të njejtën sallë ku u mor një “vendim i mirë”, por për fat të keq jo për shqiptarët.
Jam i lumtur që unë dhe ekipi im nuk jemi pjesë e veprimeve që thell në ndërgjegje të gjithë e dini se keni gabuar. Historia do ta deshmojë edhe këtë veprim.
E di që ju duket e thjeshtë, por nuk pres që të ju vije keq, juve që jeni përgjegjës për gjithë ato gjëra që kanë ndodhur që 20 vjet këtu e që kurrë nuk mbajtët përgjegjësi.
Juve që nënshkruani marrëveshje në Tiranë e nuk i zbatoni në Bujanoc. 🤝
Juve që në mëngjes në Bujanoc e nënshkruani një koalicion e pasdite një tjetër në Tiranë (me zor).👊
Juve që votat i kërkoni nga shqiptarët e i punësoni të tjerët.
Juve që banesa i ndërtoni “izbegllicave”
P.S. Kryetari “historik” i “13.000 votave” të shqiptarëve,si nuk gjeti kurajon t’i thotë bile 13 shkronja për “banesat e izbegllicave” në komunën e BujanoVACIT (kjo po tingëllon si në gjuhën rome a?)😂
#ditëTëMiraPërIzbegllicat
#ditëTëZezaPërShqiptarët
COMMENTS