HomeNë fokus

Në Ministrinë Kosovare të Drejtësisë nisin praktikën studentët nga Bujanoci

Ministri Kosovar i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se në ministrinë të cilën ai drejton do të nisin aftësimin profesional studentët nga komuna

Debat publik për sfidat dhe bashkëpunimin midis etnive
Sot përfundon viti shkollor
Pajaziti në foltoren e Kuvendit Komunal për kalimin e Rahimit nga PD në APN


Ministri Kosovar i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se në ministrinë të cilën ai drejton do të nisin aftësimin profesional studentët nga komuna e Bujanocit, transmeton FOLonline.
E tërë kjo, sipas Selimit, për të mbështetur bashkëkombasit që jetojnë në Serbi.
Ndërkohë, këtë veprim e ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Njoftimi i ministrit Selimi:

Që nga fillimi i muajit nëntor krejt këta studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që vijnë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo është vetëm njëra nga përmbushjet e zotimeve tona për mbështetjen e bashkëkombësve tanë që jetojnë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë.

Njoftimi i kryetarit Arifi:

Ishte një premtim i datës 7 tetor 2020 i ministrit Selimi për angazhimin e studentëve të juridikut në praktikë pranë Ministrisë së Drejtësisë, dhe sot mbajti premtimin e dhënë.

Falemnderit ministër Selim Selimi, kurse studentëve tanë suksese!

COMMENTS