HomeShoqëri

Diskutime publike për përgatitjen e buxhetit

Komuna e Bujanocit ka njoftuar sot se ka nisur diskutimet lidhur me përgatitjen e buxhetit për vitin 2021,transmeton FOLonline. Të parët në diskuti

Drejtuesit e Preshevës takim me kryediplomatin shqiptar
KAMBERI: TË DHËNAT E RAPORTIT TË PROGRESIT, TREGUESE TË PUSHTETIT DESTABILIZUES DHE AUTORITAR TË VUÇIQIT
Tërnoci i’a gërditë futbollin kundërshtarëve


Komuna e Bujanocit ka njoftuar sot se ka nisur diskutimet lidhur me përgatitjen e buxhetit për vitin 2021,transmeton FOLonline.
Të parët në diskutime ishin kryetarët e bashkësive lokale ndërsa biseda do të ketë edhe me institucionet tjera.
Me këtë rast, i’u është bërë thirje edhe vet bashkësive lokale për të diskutuar me qytetarët dhe për të parë nevojat e tyre.

Njoftimi i komunës:

Komuna e Bujanocit ka filluar përgatitjet për hartimin e buxhetit për vitin 2021. Takimi i parë po zhvillohet me kryetarët e bashkësive lokale, ndërsa ditëve në vijim do të ketë takime edhe me drejtorë të ndërmarrjeve publike, shkollave dhe palëve tjera të interesit.

Kryetarëve të bashkësive lokale iu rekomandohet që të organizojnë tubime me qytetarë brenda kësaj jave, që të dëgjojnë nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre.

Ky është një mekanizëm mjaft i rëndësishëm për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarje. Propozimet e dalura nga këto takime do të ndihmojnë të vendosen kërkesat prioritare të qytetarëve të komunës së Bujanocit.

COMMENTS