HomeNë fokus

Flamuri në selinë e APN-së në Bujanoc, Pajaziti me mesazh

Në zyrat e Degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc sonte ka nis të valojë flamuri kombëtar për nder të  28 nëntorit, Ditës së Flamurit. M

KF “ Tërnoci “ do të bëhet me kryesi të re
Dhurata për fëmijët në ngecje në zhvillim
Pajaziti: Pushteti po i detyron bizneset të mbyllen

Në zyrat e Degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc sonte ka nis të valojë flamuri kombëtar për nder të  28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Me këtë rast, kryetari Arbër Pajaziti ka shpalosur këtë mesazh:

Kjo festë po na gjenë më të diskriminuar se kurrë,
Me më pak se sa që ishim më herët,
Më të varfër se asnjëherë më parë,
Me më shumë interesa të ngushta e thuaj se aspak në shërbim të shoqërisë,
Me fare pak optimizëm e gati krejtësisht të pashpresë.
Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi e të dorëzohemi.
Përkundrazi, duhet t’i japim hov deri tek arritja në cak.

Pasnesër duhet të paraqitem në gjykatë për vendosjen e flamurit kombëtar vitin e kaluar.
Ska dert… si unë, si ju: nuk do të zbrapsemi. Veprat të cilat na bëjnë krenar do ti përsërisim gjithnjë.
Le të valojë ky simbol yni përjetësisht.

Urime Dita e Falmurit.
Rroftë populli shqiptarë!

COMMENTS