HomeNë fokus

KKSH falenderon Ministrinë e Shëndetësisë për specializantët nga Lugina

Këshilli Kombëtar Shqipatar ka falenderuar Ministrinë Kosovare të Shëndetësisë për pranimin e specializantëve nga Lugina në degë të ndryshme shëndet

Rrugica e familjes së dëshmorit në Dobrosin, “hije e zezë “ e koalicionit në Bujanoc
Një pjesë e Kabinetit të Qeverisë së Kosovës nesër zhvendoset në Luginë
Lutfiu: Po punohet për një protestë, me dialog s’po shkon


Këshilli Kombëtar Shqipatar ka falenderuar Ministrinë Kosovare të Shëndetësisë për pranimin e specializantëve nga Lugina në degë të ndryshme shëndetësore.
“Përgatitja profesionale dhe specializimi i kuadrove nga Lugina, në të gjitha fushat e nevojshme, është mënyra më e mirë në avancimin dhe realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive “, thuhet ndër të tjera në letrën e KKSH-së.

Letra e plotë:

Faleminderit Ministër ❤️🤝
Sot kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa përmes një shkrese zyrtare, ka falënderuar Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z.Armend Zemaj për krijimin e kushteve të specializimit në degë të ndryshme të mjekësisë edhe për kandidatët nga Lugina e Preshevës.

Mes tjerash, në shkresën e dërguar sot, kryetari Mustafa u shpreh:
“Më lejoni që në emër timin, të mjekëve të Luginës si dhe të gjithë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës , të Ju shpreh mirënjohje për marrjen në konsideratë dhe operacionalizimit për pranimin e të të gjithë mjekëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegia aplikant për specializim në Republikën e Kosovës .
Ashtu siç edhe e kemi theksuar gjatë takimeve të përbashkëta , përgatitja profesionale dhe specializimi i kuadrove nga Lugina, në të gjitha fushat e nevojshme, është mënyra më e mirë në avancimin dhe realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive. Specializimi i mjekëve në veçanti nga Lugina është shpresë për kujdes më të avancuar të shëndetit publik në Luginë.”
Vlen të theksohet se me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ministri Zemaj dhe stafi i tij kanë vizituar Bujanocin dhe Preshevën gjatë muajit Gusht, ku mes tjerash u bisedua edhe rreth pranimit të specializantëve nga Lugina e Preshevës në Kosovë.

Shërbimi për informim i KKSH

COMMENTS