HomeShoqëri

Mirënjohje për dr. Adnan Salihun nga Kuvendi Komunal i Bujanocit

Kuvendi Komunal i Bujanocit i ka ndarë mirënjohje dr. Adnan Salihut, i cili së fundmi ka dalë në pension pas një karriere gati 40-vjeçare si mjek

Ambasadori Canaj takon shefin e Zyrës së NATO-s në Beograd
Lëvizja për Bujanocin pas marrëveshjes për koalicion paszgjedhor: “Këta për 22 vjet e kanë shkretu dhe zbrazë Bujanocin”
Nominimi: Arbër Pajaziti kandidat i APN-së për kryetar të Bujanocit

Kuvendi Komunal i Bujanocit i ka ndarë mirënjohje dr. Adnan Salihut, i cili së fundmi ka dalë në pension pas një karriere gati 40-vjeçare si mjek dhe një kontribut të rëndësishëm institucional si kryetar i Kuvendit Komunal gjatë një mandati.

Mirënjohjen ia dorëzoi kryetari aktual i Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, i cili me këtë rast theksoi vlerësimin për qasjen e urtë të dr. Salihut, përpjekjet e tij për kultivimin e bashkëpunimit si dhe përkushtimin ndaj forcimit të funksionimit demokratik të institucionit.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres dr. Adnan Salihun, me rastin e pensionimit të tij, për ta uruar personalisht dhe për të shprehur vlerësimin për kontributin e tij të çmuar në jetën institucionale të komunës sonë”, ka shkruar kryetari Rexhepi në një postim.

Në fund, ai i ka uruar shëndet dhe jetë të gjatë në vitet në vijim.

COMMENTS