HomeKulturë

Albena Mustafa nga sot drejton Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc

Sot, Albena Mustafa ka marrë zyrtarisht funksionin e drejtoreshës së Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, duke zëvendësuar në këtë pozitë Adem Hasanin

Në Bujanoc midis 35.000-37.000 shqiptarë?
24 milionë dinarë (203.400 €) për përkrahjen e bizneseve
Komunalia zgjeron shërbimet, Letovica bëhet me grumbullim të rregullt të mbeturinave

Sot, Albena Mustafa ka marrë zyrtarisht funksionin e drejtoreshës së Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, duke zëvendësuar në këtë pozitë Adem Hasanin.

Emërimi i saj përfaqëson një hap pozitiv dhe inkurajues, pasi rralë herë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm kulturor qëndron një grua, që është  një mesazh i qartë për avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në pozita udhëheqëse në jetën publike dhe kulturore të komunës.

Albena Mustafa vjen me një përvojë të gjatë profesionale, duke qenë edukatore për fëmijë tash e 29 vjet. Ajo gëzon respekt në komunitet dhe njihet për përkushtimin e saj në punë dhe për afërsinë me qytetarët.

Emërimi i saj pritet të sjellë një frymë të re në zhvillimin e jetës kulturore në Bujanoc.

COMMENTS