HomePolitikë

Takimi Arifi-Mitroviq rreth koalicionit?

Lideri i Partisë Progresiste Serbe në Bujanoc, Nenad Mitroviq, e ka lënë të hapur mundësinë e një takimi gjatë kësaj jave me kryetarin e komunës d

Pajaziti: Revolta qytetare ka dridhur rehatinë e kryetarit të dështuar…
Për vikend gati se gjithçka mbyllet
MUSTAFA: GRATË E LUGINËS PËRBALLEN ME PAMUNDËSI TË PAMERITUARA

Lideri i Partisë Progresiste Serbe në Bujanoc, Nenad Mitroviq, e ka lënë të hapur mundësinë e një takimi gjatë kësaj jave me kryetarin e komunës dhe të Partisë Demokratike, Nagip Arifin.
“ Jemi dëgjuar me Arifin në telefon dhe për shkak të angazhimeve, unë në parlament e ai në komunë, nuk kemi arritur të takohemi “ , është shprehur për Bujanovaçke Mitroviq, transmeton FOLonline.
Ai ka thënë se nëse nuk paraqiten obligime tjera takimi mund të ndodh gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, në kabinetin e kryetarit të komunës, Nagip Arifi, theksojnë se një takim i tillë për momentin nuk është i planifikuar.

” Për momentin jemi duke u marrë me agjendën e vizitës së kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati,në Bujanoc “, ka theksuar për FOLonline, Sali Salihi, shef i kabinet të kryetarit Arifi.
Kohë më parë ishte zhvilluar një takim Arifi- Mitroviq, pas të cilit lideri i progresistëve lokal kishte deklaruar se partia e tij insiston në 40 përqind të pushtetit.
Partitë tjera shqiptare, nënshkruese të Marrëvehsjes së koalicionit lokal në Bujaoc deri më tash nuk janë deklaruar për përfshirjen ose jo të SNS-it në koalicion.

COMMENTS