HomeShoqëri

Mustafa: Koha për tekstet edhe për shkollimin e mesëm

Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka vizituar shkollat e mesme me mësim në gj

Cili ishte qëllimi i vizitës së diplomatëve në Bujanoc?
Punime në Osllarë
“Kundërshtarët politik për interesa të ngushta po luajnë me ndjenjat e kombit” (video)

Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka vizituar shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe në Bujanoc dhe Preshevë.

Me këtë rast, Mustafa është shprehur se pas sigurimit të teksteve për filloristët, është koha që ato të sigurohen edhe për shkollat e mesme.

Postimi i kryetarit Mustafa:

PAS SUKSESIT ME SIGURIMIN E TEKSTEVE MËSIMORE PËR FILLORISTËT, KOHA ËSHTË PËR SHKOLLAT E MESME

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, vizitova Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë dhe “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Në dy takimet, me drejtorin Nader Sadiku dhe Zejni Fejzullahu urova dhe shpreha gadishmërin e plotë të Këshillit Kombëtar Shqiptar për bashkërendim. Diskutuam për mbarëvajtjen e mësimnxënjes që po zhvillohet sipas modelit të kombinuar të aplikuar që nga 1 shtatori 2020. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt të shkollave fillore do të zhvillojnë mësimin ditore në shkollë, ndërsa nxënësit e cikleve të larta do të ndjekin mësimet në mënyrë alternative, drejtpërdrejtë dhe në distancë. Përderisa nxënësit e shkollave të mesme do të shkojnë në shkollë për një javë, dhe më pas të mësojnë në distancë për një javë.

Temë e pakapërcyeshme ishte mungesën e librave shkollor për shkollat e mesme në Luginë.

Pas suksesit me zgjidhjen sistematike së teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore. Koha është për shkollat e mesme. Në bashkëbisedim me drejtuesit e gjimnazeve shqyrtuam parapërgatitjet dhe qasjen strategjike në intensifikimin përpjekjeve për sigurimin e lejeve të teksteve për shkollat e mesme.

Ndryshe ky vit shkollor ka qenë me sfida të shumta, edhe më i rënduar shkaku i pandemisë COVID-19, që ka kërkuar zgjidhje kreative për të mos ndaluar mësimin, dhe me metodat e reja sfiduese për mësimdhënësit e nxënësit për të iu përshtatur mësimit në distancë dhe atij të kombinuar.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është në gatishmëri të plotë të ndihmoj dhe asistojë shkollat shqipe në Luginë të Preshevës në këtë kohë të vështirë të pandemisë dhe jo vetëm…

COMMENTS