Mikpritja shqiptare nuk njeh kufij, ndërsa këtë më së miri e dëshmon rasti i familjes së Enver Çiçës nga Tërnoci. Kjo familje sot ka shtruar dr

Mikpritja shqiptare nuk njeh kufij, ndërsa këtë më së miri e dëshmon rasti i familjes së Enver Çiçës nga Tërnoci.
Kjo familje sot ka shtruar drekë për punëtorët e ndërmarrjes publike “Putevi Srbija”, të cilët janë duke punuar në ndërtimin e rrugëve përgjatë shtratit të lumit në Tërnoc.
Edhe pse këta punëtorë janë serbë dhe vijnë nga brendia e Serbisë, familja Çiça ka vendosur t’i presë me traditën dhe bujarinë shqiptare, duke përgatitur enkas për ta flinë tradicionale shqiptare dhe ushqime të tjera vendore.
Ky gjest human dhe mikpritës u vlerësua nga të pranishmit, duke dëshmuar edhe një herë se njerëzia, respekti dhe tradita shqiptare janë mbi çdo dallim.
Banorët e Tërnocit kanë përshëndetur këtë veprim të familjes Çiça, duke e cilësuar si një shembull të mirë të kulturës sonë të mikpritjes dhe respektit ndaj mysafirit e punëtorit.

COMMENTS