HomeNë fokus

Projekte inovative për Bujanocin nga Tirana

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i shoqëruar nga ndihmësi i tij Levent Qazimi dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, gja

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Zgjedhja e REM – it, proces i rregullt apo kontestues?
Përfundon sezoni vjeshtor në Ligën Zonale, Tërnoci i 10-ti (tabela)

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i shoqëruar nga ndihmësi i tij Levent Qazimi dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, gjatë qëndrimit në Tiranë kanë zhvilluar një takim edhe me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Në fokus të takimit ishin mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes që ky dikaster dhe institucionet tjera të Shqipërisë mund të ofrojnë për komunën e Bujanocit dhe Luginën në përgjithësi.

Zhvillimi i resurseve në bujqësi dhe ndërmarrësi ishte njëra ndër temat kryesore të diskutimit, ndërsa një rëndësi e veçantë iu kushtua inovacionit dhe teknologjisë si perspektivë për të rinjtë e Luginës.

Pajaziti e njoftoi ministren Ibrahimaj se hapat e parë në këtë drejtim tashmë janë ndërmarrë përmes realizimit të një projekti me shkollat e mesme, në bashkëpunim me Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja për start-upet në fushën e teknologjisë informative dhe inovacionit, me theks të veçantë në krijimin e mundësive për të rinjtë profesionistë të Bujanocit që të zhvillojnë idetë dhe bizneset e tyre.

Po ashtu, si një hap me rëndësi të veçantë u përmend mundësia e hapjes së një qendre inovative në Bujanoc, ku të rinjtë pas trajnimeve profesionale do të mund të punojnë dhe krijojnë për tregun lokal dhe kompani ndërkombëtare.

Sipas Pajazitit, takime të tilla dëshmojnë se bashkëpunimi institucional me Tiranën zyrtare po merr dimensione konkrete në funksion të zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së të rinjve të Luginës.

COMMENTS