Përveç lëndëve mësimore, fal vullnetit të mësimdhënësve të Shkollës Fillore „Naim Frashëri“ të Bujanocit, kanë nisur të zbatohen edhe disa metoda
Përveç lëndëve mësimore, fal vullnetit të mësimdhënësve të Shkollës Fillore „Naim Frashëri“ të Bujanocit, kanë nisur të zbatohen edhe disa metoda tërheqëse për nxënësit e klasëve të ulta.
Një rast i tillë u praktikua gjatë javës që e lam pas.
Mësuesja, Feride Salihu, ishte përkujdesur që nxënësve të klasës së saj-I ², t’i ofrojë disa praktikta profesionesh të ndryshme, me të cilat ata mund të shërbehen gjatë jetës së tyre.
Mësuasja Feride kishte përzgjedhur dy profesionistë, një mjek dhe një punëtor artizanatesh.
Fillimisht, në klasën e saj kishte ftuar për vizitë dr. Bekim Arifin, specialist i ORL-së, i cili me nxënësit praktioi një orar pune ku vihet në spikamë përditshmëria e mjekut.
Mjaft atraktive ishte edhe vizita në punëtorinë e Nagip Tashit në Tërrnoc.
Këtu, nxënësit nga dora e parë ndoqën procesin e prodhimit të elementeve të ndryshme nga druri.
Aq më interesante ishin skulpurat e „Gipës“ me figuara të shquara të kombit tonë të cilat punoheshin mu në këtë punëtori.
Rasti i mësueses Feride Salihu vërtetë është për t’u përshëndetur ndërsa këtyre shtigjeve duhet të shkojnë edhe mësimdhënësit tjerë.
Nxënësit, edhepse në moshë të njomë, kanë nevojë të mësojnë për praktikat e profesioneve të ndryshme.
Nuk i dihet çfarë i sjell jeta të nesërmen…
COMMENTS