HomeNë fokus

Musliu: Ushtria e Serbisë po provokon shqiptarët

Zëvendëskryetari i Bujanocit dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka publikuar një video të patrullimit të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë n

Bujanoci fillon me ekzekutimin e donacionit të Kosovës
Nexhmedin Saqipi zgjidhet zëvendës i Bashkësisë Islame të Serbisë
Vesim ef. Avdiu: Ja pse vlera e Natës së Kadrit është aq e madhe ( Video )

Zëvendëskryetari i Bujanocit dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka publikuar një video të patrullimit të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë në magjistralen Bujanoc-Gjilan.

Musliu këtë akt e ka quajtur si provokim të rëndë duke shtuar se qëllimi i shtetit serb është zbrazja e kësaj zone nga Shqiptarët.

Postimi i Musliut:

Si duket Serbia nuk është ngopur me zbrazjen e popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe vazhdon forcimin e metodave destruktive, këtë herë duke shfaqur forca ushtarake në fshatin Konçul të Bujanocit.
Ky veprim nuk mund të quhet ndryshe veçse një provokim, sepse në asnjë rrethanë patrullimi i ushtrisë serbe në magjistralen Bujanoc-Gjilan nuk është i nevojshëm dhe qëllimi kryesor i këtij akti është futja e frikës tek popullata civile e kësaj ane.
Serbisë nuk është duke i mjaftuar pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë të Luginës. Si duket ajo është e interesuar të ndjekë edhe mëtej metodat mesjetare të dhunës dhe shfarosjes.
Shfaqja e uniformave të armatosur deri në dhëmbë në një territor të qetë, i cili është duke u përballur edhe me kushte të rënda ekonomike (sepse Serbia nuk investon dhe pengon çdo investim në Luginë), nuk mund të njihet ndryshe pos terrorizëm, sepse qëllimi kryesor është futja e frikës dhe pastaj largimi i të rinjve nga ky rajon.
I bëj thirrje institucioneve përkatëse të Serbisë që të tërheqin forcat militare nga rrugët, sepse do të jenë të gabuara nëse mendojnë se, përmes këtyre veprimeve, do ta frikësojnë popullatën shqiptare të Luginës.
Gjithashtu kërkoj edhe nga qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës si dhe nga bashkësia ndërkombëtare që urgjentisht ta shqyrtojnë këtë veprim provokativ të Serbisë dhe këtë situatë ta shtrojnë për diskutim edhe në OKB.

COMMENTS