HomeSport

Mensur Hyseni synon një rekord tjetër të Genisit

Mensur Hyseni nga fshati Rahovicë i komunës së Preshevës është duke u përgatitur që të bëhet rekorder i librit Genis me synim që t’i bëjë 1000 kra

Krijohet iniciativë e re politike shqiptare, “Lëvizja për Bujanocin”, nismëtar Driton Rexhepi
KKSH publikon listat preliminare të dy konkurseve
A ka ardhur koha për fitore?

Mensur Hyseni nga fshati Rahovicë i komunës së Preshevës është duke u përgatitur që të bëhet rekorder i librit Genis me synim që t’i bëjë 1000 krahëpërkulje brenda një ore, duke bartur mbi supe një çantë shtesë prej 40 pound(18.15kg).

Prej vitit 1950 kur edhe ekziston Libri Genis, ky rekord nuk është vendosur nga asnjë sportist.

Mensur Hyseni  kishte aplikuar në librin e rekordeve Genis në korrik të vitit 2020 në disiplinën e paraleles ose siç njihet në anglisht Dips dhe ishte pranuar të bëhet pjesë e konkurncës në mesin e 100  mijë atletëve më të mirë në botë.

Me 16 janar 2021 arriti të thyej rekordin në dispilninën e paraleles i cili deri atëherë mbahej nga atleti rus, Jauheni Los, i cili kishte ekzekutuar 53 krahëpërkulje me çantë mbi supe me peshë 60 pound (72.28kg) brenda  60 sekondave.

Kështu që tanimë Mensuri mban rekordin botëror në këtë disiplinë duke ekzekutuar 55 krahëpërkulje.

Mensur Hyseni ka lindur më 21. 03. 1983 në fshatin Rahovicë, Komuna e Preshevës.

Me sport ka filluar të merret nga mosha 10 vjeçe, gjegjësisht në vitin 1993 në klubin e karatesë “Dojo” të udhëhequr nga Prof. Bejar Fazliu, me ç’rast pas 5 viteve ushtrime të pandërprera gradohet me shkallën 1Dan në karate pranë  ITKF (federata internacionale e karatesë tradicionale).

Në vitin 1998 fillon edhe ushtrimet e fitnesit dhe që të dy sportet nis ti praktikojë paralelisht.

Në vitin 2002 regjistrohet në fakultetin e kulturës fizike në Universitetit e Tetovës duke u bërë laureat fakulteti.

Në vitin 2003 arrinë të bëhet kampion i Maqedonisë në kick boks në disiplinën full kontakt, duke përfaqësuar  klubin e kick boksit “Jehona” të udhëhequr nga Shefki Islami.

Edhe përkundër sukseseve, të vetmën mbështje të deritanishme morale dhe materiale në arritjen e rekordit të sipërpërmendur, prof.Mensuri e kishte vetëm nga kompania “Fluidi”.

Mbështetje tjetër nuk kishte, me përjashtim të përkrahjes  që e kishte nga bashkëshortja  e tij, edhe  atë në aspektin profesional, nutricionistik dhe psikologjik.

Me thyerjen e rekordit botëror në forcë, Mensuri ka  nderuar të gjithë kombin, mirëpo nga ana shtetërore nuk kishte as edhe një informacion, vetëm pse ndoshta  me etni është shqiptar dhe jeton brenda shtetit të Serbisë.

Andaj, ai  falenderon të gjitha mediat shqiptare si ato të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës të cilat do ti kishin dhënë një sensibilizim të gjithë opinionit duke dëshmuar se  edhe shqiptarët munden të jenë pjesë e rekordeve botërore.

Prof. Mensuri po e përfaqëson kombin shqiptar, kështu që na takon të gjithëve  ta mbështesim këtë sportist  elitar me përmasa botërore.

Përveç mediave, prof. Mensuri ka nevojë edhe për përkrahjen e sponzorëve, ngase çdo sukses i tij është edhe e arritur dhe vlerë e jona.

 

COMMENTS