Foto: selia e APN-së Alternativa për Ndryshim ka fituar zgjedhjet e sotme në komunë të Preshevës. Në bazë të të dhënave preliminare, APN ka
Foto: selia e APN-së
Alternativa për Ndryshim ka fituar zgjedhjet e sotme në komunë të Preshevës.
Në bazë të të dhënave preliminare, APN ka fituar 6070 vota apo 14 këshilltarë, PDSH është e dyta me 4162 vota apo 9 mandate të fituara, PVD ka dalë e treta me 3330 vota dhe 7 mandate, LR është radhitur si forca e katërt me 2547 gjithsejt vota dhe 5 këshilltarë, Koalicioni i partive serbe ka fituar 1194 vota dhe 2 mandate, UDSH ka marrë 478 vota dhe 1 mandat, kurse ADSH ka 438 vota por nuk ka arritur të fitojë asnjë mandat.
Në zgjedhjet e sotme kanë votuar rreth 18.300 qytetarë nga rreth 42.000 me të drejtë vote.
Foto: selia e APN-së
COMMENTS