HomeAktuale

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, falënderon këshilltarët për kulturën e lartë të debatit

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, pas përfundimit të seancës së pestë të këtij institucioni, ka shprehur mirënjohje dhe re

Kryetari Pajaziti priti në takim Ambasadoren e Suedisë dhe përfaqësuesin e UNHCR-it
KF Tërnoci i gatshëm për nesër dhe rifillimin e kampionatit
Kryetari i Preshevës në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, pas përfundimit të seancës së pestë të këtij institucioni, ka shprehur mirënjohje dhe respekt ndaj të gjithë këshilltarëve për kulturën e lartë të debatit të treguar gjatë punimeve.

Në reagimin e tij, Rexhepi theksoi se niveli i komunikimit i shfaqur në këtë seancë është dëshmi e përgjegjësisë dhe seriozitetit në ushtrimin e mandatit këshilltar, si dhe shembull i mirë i bashkëpunimit demokratik.

“Jam i bindur se ky standard i respektit dhe i kulturës politike do të ruhet edhe në të ardhmen, duke u kthyer në një vlerë të përbashkët të shoqërisë sonë,” theksoi ai.

COMMENTS