HomeAktuale

Marsh protestues në Bujanoc për drejtësi ndaj vrasjes së Arbenit Mujaj

Në sheshin e Bujanocit u mbajt sot një marsh protestues në kërkim të drejtësisë për vrasjen e të riut Arbenit Mujaj, i cili humbi jetën muajin e k

Nga deklarata e Demo Berishës te refuzimi i Halkbankës. Ja si nisi bllokada politike e mjeteve të Kosovoëa për shqiptarët e Luginës (video)
Pajaziti: Komuna e Bujanocit e detyruar të paguajë mbi 13 milionë dinarë për rrugën e fshatit Rakoc
Donatori anonim dhuron pajisje për shtëpinë e shëndetit

Në sheshin e Bujanocit u mbajt sot një marsh protestues në kërkim të drejtësisë për vrasjen e të riut Arbenit Mujaj, i cili humbi jetën muajin e kaluar si pasojë e një goditjeje me thikë.

Të pranishmit, mes tyre familjarë, shokë e shoqe të Arbenitit, mbanin në duar pankarta me mbishkrime që kërkonin drejtësi dhe zbardhjen e rastit. Fjalimet e mbajtura në marsh kishin si emërues të përbashkët dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së një të riu dhe nevojën urgjente për reagim institucional.

Nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u kërkua që organet kompetente të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të sjellë drejtësi, ndërsa u bë thirrje që shoqëria të mobilizohet në mënyrë që raste të tilla tragjike të mos përsëriten më.

Marshuesit përmbyllen aktivitetin me shetitjet para institucioneve lokale, atyre tê drejtêsisë dhe sigurisë nën thirrjet “dhuna nuk ështê zgjidhje”.

Kujtojmë se Arbenit Mujaj u vra në fillim të muajit të kaluar, ngjarje që tronditi opinionin publik në Bujanoc dhe më gjerë.

 

COMMENTS