HomeShoqëri

Fillon sanimi i deponive të egra

Komuna e Bujanocit përmes një njoftimi bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka filluar sanimi i deponive të egra në teritorin e komunës së Buja

Rasti deponia: komuna ndan 500.000 për Komunalinë, u kërkuan 1.5 milion
Nagip Tashi në Zvicër me ftesë të „Gjergj Kastriotit“
Mjetet për bujqit: Përveç se KKSH-së mos u dezorientohuni

Komuna e Bujanocit përmes një njoftimi bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka filluar sanimi i deponive të egra në teritorin e komunës së Bujanocit.

Sipas njoftimit, tashmë kanë përfunduar në sanimet në fshatin Samolicë, për të vazhduar sot gjatë ditës në fshatin Bilaç, kurse ditëve në vijim planifiokohet që të vazhdojnë edhe në fshatrat tjera, si në Osllarë, Srpska Kuqa, Karadnik dhe Tërnoc.

„Për ruajtjen sa më shumë të ambientit jetësor, është nënshkruar kontrata edhe për vendosjen e mbajtëseve anësore, edhe atë rreth 200 metra në rrugën Lluçan – Dobrosin, 170 metra nga Tërnoci në drejtim të shkritores, 100 metra nga shkritorja në drejtim të Mal të Tërnocit dhe 30 metra në Kërshevicë

Ky aksion po implementohet me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër dhe të mirë për të jetuar“, thuhet në njoftim.

COMMENTS