HomeShoqëri

Paratë e humbura u gjetën – një qytetar shembullor nga Bujanoci dëshmon se ndershmëria ekziston

Pas njoftimit të bërë dje nga një familje nga komuna e  Bujanocit për humbjen e një shume të konsiderueshme parash, sot gjithçka përfundoi me një

Sinani në takime me drejtuesit e Qeverisë së Kosovës
Miratohet buxheti për vitin 2023
Kamberi: Nuk do të marr pjesë në punimet e ardhshme të Parlamentit të Serbisë

Pas njoftimit të bërë dje nga një familje nga komuna e  Bujanocit për humbjen e një shume të konsiderueshme parash, sot gjithçka përfundoi me një epilog të lumtur – falë ndershmërisë dhe humanitetit të qytetarit Srdjan Tomiq.

Ky gjest i rrallë është dëshmi e qartë se në mesin e qytetarëve të këtij vendi jetojnë vlera të mëdha si besimi, ndershmëria dhe bashkëjetesa e vërtetë ndërnjerëzore.

Familjarët shprehin falënderime të përzemërta për Srdjanin dhe për të gjithë ata që u treguan të ndjeshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar. Ata thonë se ky akt u riktheu jo vetëm paratë, por edhe besimin tek njerëzit e mirë.

“Të falënderojmë nga zemra Srdjan Tomiq për ndershmërinë dhe veprimin e tij fisnik. Kjo tregon se njerëzit e mirë janë gjithmonë mes nesh,” thanë familjarët në një njoftim për portalin tonë.

 

COMMENTS