HomeNë fokus

Lutfiu: Ja përse protestojmë, pasivizimi, integrimi….

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka nisur një cikël të publikimeve me statistika lidhur me sferat ku shkilen të drejtat e s

Ombudsmani kosovar vizitoi Bujanocin
N.P. Komunalia: Po punohet për rifurnizim me ujë të pijshëm
Kamberi: Vuçiq dhe Daçiq janë pasuesit e Millosheviqit, çka të presin shqiptarët nga ta?!

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka nisur një cikël të publikimeve me statistika lidhur me sferat ku shkilen të drejtat e shqiptarëve.

Lutfiu ka marrë si shembuj zvogëlimin e votuesve shqiptarë në Medvegjë si pasojë e pasivizimit dhe integrimin e shqiptarëve në Preshevë, komunë kjo me 95 përqind shqiptarë.

Lutfiu:Pasivizimi

Procesi i pasivizimit ia ka hequr të gjitha të drejtat shqiptarëve të Medvegjës, i ka defaktorizu nga jeta politike, dhe jo vetem.

Për të vërtetuar pretendimet e tona se procesi i pasivizimit është selektiv, po paraqes dy tabela ku njëra paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë shqiptare dhe tabela tjetër paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë serbe në Medvegjë.

Tabelat janë marr nga punimi shkencor “Politika  pasivizuese e Serbisë ndaj pakicës shqiptare” i autores Flora Ferati-Sachsenmaier.

Lutfiu:Integrimi

Në Preshevën me mbi 95% shqiptarë👇

-shërbimi katastralë: nga gjithësej 4 punëtor vetëm njëri është shqiptar.

-shërbimi zjarrfikës: nga gjithësej 9 punëtor vetëm njëri është shqiptar.

-Fondi pensional dhe invalidor: i vetmi i punësuar është serb.

-Enti i punësimit: dy janë shqiptarë dhe dy serbë.

COMMENTS