Një delegacion nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Serbi po qëndron sot në Luginë. Me atë rast ata kanë takuar drejtuesit e dy komunave, kryet
Një delegacion nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Serbi po qëndron sot në Luginë.
Me atë rast ata kanë takuar drejtuesit e dy komunave, kryetarin e Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.
Për rrjedhën e bisedave, janë pronocuar krerët e të dyja komunave.
Postimi i Pajazitit:
Britania e Madhe mbështet Bujanocin me projekte konkrete
Sot kisha një takim shumë miqësor dhe konstruktiv me delegacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd, në përbërje: Jack Watson – Sekretari i dyte politik i Ambasadorit, Stehanie Shillinglaw – Kordinatore e programeve dhe Urosh Mamiq – Kordinator regjional i programeve- Fondi për siguri.
Diskutuam për gjendjen politike në komunën tonë dhe rajon, ku theksova ngecjet e shumta në integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, çështjen e pasivizimit, mospranimin e diplomave dhe aspektet tjera që i përkasin të gjitha etnive.
Përfaqësuesit e Ambasadës shfaqën gatishmërinë e plotë për ta ndihmuar komunën tonë, në veçanti me programet që i përkasin avancimit të të rinjve.
Theksova gatishmërinë e vetqeverisjes lokale për të qenë bashkëpunuese në të gjitha këto projekte si dhe në hartimin e të tjerëve në fusha të ndryshme.
U dakorduam për një kordinim në vazhdimësi ngase Britania e Madhe është mjaft e përkushtuar për rajonin tonë, kurse ne kemi nevojë për mbështetje në kontinuitet.
Postimi i Sinanit:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në kabinetin tim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike 🇬🇧 dhe organizatës Gradjanske Inicijative. Një takim i frytshëm ku diskutuam mbi shumë çështje të rëndësishme për komunitetin tonë dhe të ardhmen e rinisë! 🙌
Në takim morën pjesë:
🔹 Jack Watson – Sekretar i Dytë (Politik)
🔹 Stephanie Shillinglaw – Drejtuese e Programeve
🔹 Uros Mamic – Zyrtar i Programit Rajonal
🔹 Maja Stojanovic – Drejtoreshë Ekzekutive, Nismat Qytetare
Diskutuam për Programin e Ambasades Britanike, i cili synon të ofrojë mundësi praktike për të rinjtë në institucione që veprojnë në Beograd dhe në ato lokale 🏢. Gjithashtu, i informova për sfidat që përballen të rinjtë tanë:
– Të drejtat e njeriut 🤝
– Lëvizja e lirë 🚶♂️
– Papunësia 📉
– Pasivizimi i adresave 📑
– Problemi i njohjes së diplomave nga Kosova 🎓
– Diskriminimi në punësim në institucionet shtetërore 🚫
Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike shprehën interes të madh për situatën në Preshevë dhe paralajmëruan vizitën e ardhshme të ambasadorit të Britanisë në komunën tonë! 🎉
Një hap përpara për t’u bashkuar në përpjekjet për një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë dhe për komunitetin e Preshevës! ✨
#Bashkëpunim #Edukimi #Rinia #Presheva
COMMENTS