HomeAktuale

Vizita e ambasadorit të OSBE-së në Bujanoc dhe Preshevë

Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, ambasadori Jan Braathu mbajti një seri takimesh me liderët politikë lokalë në Bujanoc dhe Preshevë, ku u dis

Kamberi me rezyme pas përfundimit të mandatit
Pajaziti: Pse mos t’ishte i mundur koalicioni APN-PDSH në Preshevë?
Kordinatori kulturor i shqiptarëve në Bursa të Turqisë, vizitë në Bujanoc

Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, ambasadori Jan Braathu mbajti një seri takimesh me liderët politikë lokalë në Bujanoc dhe Preshevë, ku u diskutua për prioritetet dhe përmirësimin e jetës për të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna, si dhe mbështetjen për përparimin e prekshëm në Shtatë-  zbatimin e Planit 7 pikësh.

Ambasadori Braathu për zhvillimet e fundit ka diskutuar me kryetarin e Bujanocit Nagip Arifi, zv/kryetarin e Bujanocit Shqiprim Musliu, kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifi, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Preshevës Sami Salihu, me këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Preshevës Branko Trajkoviq dhe Stefan Angjelkoviq, si dhe me përfaqësues të OJQ-së  Livrit.

Misioni i OSBE-së në Serbi është i gatshëm të vazhdojë të punojë me institucionet dhe me partnerët lokalë në zbatimin e Palint 7 pikësh i cili përfshin progres në sigurimin e aksesit në arsim cilësor, kujdes shëndetësor, pjesëmarrje në institucione, prosperitet  dhe integrim të pakicave kombëtare.

(OSCE)

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615