Biznesmeni nga Stambolli, me prejardhje nga Bujanoci, Tamer Turker, është një nga donatorët që i është bashkuar projektit për ndërtimin e një terren
Biznesmeni nga Stambolli, me prejardhje nga Bujanoci, Tamer Turker, është një nga donatorët që i është bashkuar projektit për ndërtimin e një terreni të ri sportiv në Bujanoc.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili ka zhvilluar një takim me Turkerin.
Sipas Pajazitit, terreni sportiv do të realizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërsa kontributi i biznesmenit nga Stambolli vlerësohet si mbështetje për zhvillimin e sportit dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë.
“Faleminderit për kontributin dhe gatishmërinë për të investuar në sport dhe në të ardhmen e të rinjve tanë!”, ka shkruar Pajaziti.

COMMENTS