HomeNë fokus

Kuvendi Komunal aprovon rishikimin e buxhetit, ndodh një ndryshim i vogël

Kuvendi Komunal i Bujanocit me 28 vota “ Për “ ka aprovuar sot rishikimin e buxhetit për vitin 2020. Për dallim nga miratimi në Këshillin Komunal j

Reagim: Vuçiq t’i ndalë thirrjet për përsëritjen e gjenocidit ndaj boshnjakëve
Pajaziti: Kemi ftuar subjektet politike për konsultime
Nê vlerêsimin e kërkesave të bujqëve për mjete nga Kosova do të përfshihen edhe komunat


Kuvendi Komunal i Bujanocit me 28 vota “ Për “ ka aprovuar sot rishikimin e buxhetit për vitin 2020.
Për dallim nga miratimi në Këshillin Komunal javën e kaluar, buxheti ka ndryshuar në pozicione për 1.3 milionë dinarë, raporton FOLonline.
E gjithë kjo është bërë me insistimin e këshilltatit të LPD-së, Nevzad Lutfiu, për rregullimin e oborrit në Sh.F. „ Naim Frashëri „ në Bujanoc.
Ky propozim i tij i cili edhe u aprovua në fund, shkaktoi debat tek partnerët e koalicionit në takimin e sotëm.
Të gjithë këshilltarët që u paraqitën në foltore theskuan se nuk janë kundër rregullimit të oborrit të shkollës por se duhet shikuar gjendjen reale finansiare të komunës.


Këshilltarja e Partisë Demokratike, Tejhane Latifi, tha se nuk ka nevojë dikush të fitojë poena politik me shkollën.
„ Unë vet jam mësimdhënëse e asaj shkolle, apsolutisht nuk jam kundër të rregullohet oborri, por nuk kemi nevojë që dikush të paraqitet si „ shpëtimtarë „, tha Latifi.
Edhe kryetari i Kuvendit Komunal, Enver Ramadani, tha se „ më mirë se kushdo tjetër e di gjendjen në shkollë por të presim donacionin nga Kosova që na u është premtuar „.
Kryetari i komunës, Nagip Arifi, tha se është e pakuptimtë që në Këshill Komunal të aprovojmë diçka e në Kuvend diçka tjetër.
„ Nëse vetëm se e aprovojmë propozimin atëherë ai le të jetë i gjithë partnerëve të koalicionit, mos t’i bie që vetëm një këshilltar po mbron interesat e një shkolle „, tha Arifi.
Kryetari i komunës tha se rezerva buxhetore edhe ashtu është mangu kështu që transferimi i mjeteve në pozicione tjera është problematik.
Para votimit u vendos të krijohet pozicion i ri për rregullimin e oborrit të shkollës në fjalë.


Në këtë seancë, shefi i G.K. të PVD-së, Ermal Rexhepi, është tërhequr nga propozimi i tij për rregullimin e infrastrukturës së një rruge në Tërnoc, pasi që kryetari i komunës u zotua publikisht se kjo do të trajtohet në rishikimin tjetër të buxhetit.
Seanca e tretë e cila ka 66 pika të rendit të ditës ka vazhduar me aprovimin e vendimit për mjetet e Trupit Kordinues dhe me shkarkim -emërimet e anëtarëve të komisioneve dhe këshillave mbikqyrëse të organizatave publike.
Edhe seancën e sotme e kanë bojkotuar këshilltarët serbë të listës zgjedhore të SNS-it dhe SPS-it.

COMMENTS