HomeShoqëri

Komunalia angazhon firmë private për shuarjen e zjarrit, nuk dihen shpenzimet

N.P. Komunalia ka angazhuar një firmë private për shuarjen e zjarreve në deponinë e qytetit, raporton Bujanovaçke, transmeton FOLonline. “ Kjo ësht

MUSTAFI: KONTESTIMIT TË NUMRIT SHQIPTARËVE PO I VIE FUNDI
Pajaziti kujton protestat studentore
Vuçiq: Në luftën kundër serbëve edhe persona nga Presheva me dosje kriminale


N.P. Komunalia ka angazhuar një firmë private për shuarjen e zjarreve në deponinë e qytetit, raporton Bujanovaçke, transmeton FOLonline.
“ Kjo është bërë pasi që ndërmarrja nuk ka makinerinë e duhur në dispozicion për shkak të difekteve”, ka thënë u.d. i kryetarit të Organit të Përkohshëm, Ruzhdi Halili, për mediumin në fjalë.
Halili ka thënë se për sanimin e gjendjes tek deponia është angazhuar firma “ Sela komerc “ ngaTërnoci por nuk ka shpjeguar për vlerën e punimeve duke shtuar se shifra do të jetë e njohur vetëm kur punëkryesi të dërgojë faturën.
Sipas fjalëve të Halilit, firma në fjalë do të paguhet në bazë të angazhimit të dy eskavtorëve dhe një kamioni.
“ Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri ka qenë shumë e madhe ku ka qenë e nevojshme të angazhohen pesë eskavatorë por ne kemi shkuar në makineri mininale “ ka theksuar Halili duke dyshuar përsëri se zjarri është vënë qëllimisht nga ndokush.
Ndërkohë, njohës të këtyre çështjeve i kanë thënë Bujanovaçkes se për shuarjen e zjarrit nuk ka qenë e nevojshme të punohet pesë ditë por shumë më pak.
Nga ana tjetër, lexuesit e këtij portali përmës komenteve publike kanë shfaqur kritika për punën e Komunalisë.
Disa lexues madje ka shfaqur dyshimin edhe për shpërlarje parashë.

COMMENTS