HomeUncategorized

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: DITA “D” – Ofensiva e UÇPMB-së (Pjesa 27)

Me këtë kapitull të pestë, të cilin ne e quajtëm Dita "D",  hyjmë në ditën e 27-të të fejtonit "Një tregim serbo-shqiptar". Fillimi i ofensivës së

Ambasadorët Hill dhe Braathu në takim me kryetarin Arifi (video)
Shqiprim Arifi kandidat për deputet nga APN
Reagim i ashpër i PVD-së: „ Nuk i frigohemi diktatorit provincial „, Nëse ke guxim fute SNS-in në koalicion

Me këtë kapitull të pestë, të cilin ne e quajtëm Dita “D”,  hyjmë në ditën e 27-të të fejtonit “Një tregim serbo-shqiptar”. Fillimi i ofensivës së pjesëtarëve të UÇPMB ishte me të vërtetë dita “D” në konfliktin serbo – shqiptar.  Sot ne botojmë tregimin e 27-të me radhë – pa dyshim një nga më të rëndësishmet në këtë seri – historinë e masakrës në fshatin Dobrosin, 16 km  në perëndim të Bujanocit, gjë që solli konfliktin serbo-shqiptar në një gjendje të vërtetë lufte.  Pas këtij akti të shqiptarëve të armatosur, në marrëdhëniet serbo-shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë, asgjë nuk është si më parë.

Masakra në Dobrosin – Shqiptarët marrin ZTS-në

 

Akti kryesor i konfliktit të armatosur në Serbinë e Jugut, i cili ndryshoi rrënjësisht panoramën e marrëdhënieve ndëretnike dhe preku ndjeshëm të gjitha ngjarjet e mëvonshme midis serbëve dhe shqiptarëve, ndodhi më 21 nëntor 2000.

Në atë ditë, një ofensivë e madhe prej rreth 500 pjesëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit filloi në Zonën e Sigurisë Tokësore (ZTS).  Shumica e tyre hynë në territorin e komunës së Bujanocit nga Kosova, pavarësisht nga fakti se KFOR-i ishte përgjegjës për sigurinë e vijës administrative.

Në një plan të sinkronizuar dhe të përgatitur mirë, qëllimi i tyre i parë dhe kryesor ishte marrja e pikave të kontrollit policor, dhe pastaj marrja e kontrollit të plotë mbi ZTS në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, ku ishin vendosur rreth 800 policë.

Në atë ofensivë, në pasditen e 21 nëntorit, në kodrat e Dobrosin, në postbllokun e „ Gropit:, shqiptarët e armatosur kapën oficerët e policisë serbe Dusko Gligoriq (1960), Dusko Gjokoviq (1978) dhe Cvetan Jovanov (1965) dhe i çuan në kamp në Kosovë. Atje ata u torturuan dhe u vranë barbarisht.  Pesë ditë më vonë, trupat e tyre të gjymtuar, KFOR dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, iu dorëzuan autoriteteve serbe.

(Nga libri “Ekstremizmi” botuar nga Ministria e Punëve të Jashtme një muaj pas masakrës …

 

Në të njëjtën ditë, në një situatë jashtëzakonisht komplekse, deri në orën 5 pasdite, përfundoi tërheqja e të gjitha patrullave të policisë nga pikat e kontrollit në Zonën e Sigurisë Tokësore.  Në këtë mënyrë, pjesëtarët e UÇPMB morën kontrollin e plotë mbi ZTS në komunat e Bujanocit dhe Preshevës – mbi një brez që ishte i gjatë 92 kilometra dhe i gjerë pesë kilometra.  Linja e mbrojtjes e Bujanocit mbeti e mbrojtur nga vetëm një grup i vogël i pjesëtarëve të MPB-së, i komanduar nga Goran Radosavljeviq Guri.

Natën 21/22 nëntor, rreth 1.000 pjesëtarë  të armatosur të UÇPMB hynë  nga territori i Kosovës, të përbërë nga vullnetarë nga Kosova, shqiptarë nga vendet e Evropës Perëndimore dhe, sipas burimeve të policisë serbe, muxhahedinë nga Lindja e Mesme.

Me të hyrë në ZTD, ekstremistët në të gjitha fshatrat kryesore (Dobrosin, Lluçan, Koncul,Tërnoc, Maltëtnoc,Breznicë, Muhoc, gjergjec, Zarbincë, Çarr, Ramabuqë,…) mobilizuan shqiptarë mbi moshën 18 vjeç dhe morën me forcë numër të madh të automjeteve private për qëllimet e funksionimit të tyre.

Ishte më e vështira për serbët në Bujanoc në atë kohë, sepse kishin mbetur disa qindra metra midis tyre dhe shqiptarëve të armatosur, në kodrat mbi Bujanoc.  Kjo është arsyeja pse ata u kërkuan publikisht autoriteteve lokale dhe policisë që t’u shpërndanin armë “me qëllim që të mbroheshin nga „ terroristët shqiptarë”.

Në të njëjtën ditë, me kërkesë të Goran Svilanoviq, Ministri Jugosllav i Punëve të Jashtme, një sesion urgjent i Këshillit të Sigurimit të KB u thirr në Nju Jork.  Deklarata nga seanca “dënoi me forcë këtë sulm ndaj policisë jugosllave në zonën e çmilitarizuar”.

Vijon…

Autor: Radoman Iriq

( Ky shkrim nuk paraqet qëndrimet e redaksisë së FOLonline)

 

COMMENTS