Për herë të parë, Këshilli Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe asiste

Për herë të parë, Këshilli Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe asistencën e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, po organizon një muaj të tërë me aktivitete kulturore, artistike dhe identitare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.
Nisma zhvillohet nën moton #VeçShqip, me qëllimin për të manifestuar identitetin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare, duke mbajtur gjallë frymën kombëtare dhe krenarinë shqiptare tek shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut.
Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, ka theksuar se kjo nismë është dëshmi e bashkëpunimit të qëndrueshëm institucional ndërmjet Luginës, Shqipërisë dhe Kosovës.
“Pra, më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë nuk është më thjeshtë moto, është mënyrë funksionimi për ne,” – ka deklaruar ai.
Vetëm javën e kaluar, KKSH ka filluar zbatimin e programit të shpërndarjes së buxhetit të ndarë nga Republika e Kosovës për Luginën dhe Sanxhakun, duke hapur katër konkurse që mbulojnë fushat që lidhen me identitetin kombëtar.
Tani, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, ka nisur implementimi i një projekti të ri kulturor, që përfshin aktivitete të shumta në gjithë rajonin.
Në fund të njoftimit, kryetari Rexhepi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të prezantohet edhe një program i ri që do të fokusohet tek të rinjtë shqiptarë në Luginë dhe Sanxhak, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për fuqizimin e komunitetit.
COMMENTS