HomeNë fokus

Arifi: “Mbrojtja ” e lapidarit u bë me mirënjohje për Vuçiqin

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka komentuar nëntvjetorin e heqjes së lapidarit në Preshevë. "Lapidari i dëshmorëve të Lu

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Mustafi takohet me zv/kryeministrin Bislimi
Bislimi pret nê takim deputetin Kamberi

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka komentuar nëntvjetorin e heqjes së lapidarit në Preshevë.

“Lapidari i dëshmorëve të Luginës, sot 9 vite u largua nga regjimi Serb, në mënyrën më të padrejtë që mund t’i bëhet një minoriteti, duke dëmtuar emrin e luftës dhe duke dëmtuar përfaqësinë kombëtare e politike të Preshevës”, është shprehur Arifi.

“Lapidari ishte simboli i vetëm i gjallë, i cili prezantoi me emër – mbiemër të vrarët e Preshevës dhe që supozohej të jetonte për shumë gjatë ndër gjenerata. I’u prezantua botës si suvenir që gdhendi luftën e lavdishme kundër një regjimi që padrejtësisht luftoi me tokat tona.

Çuditësisht heqja e lapidarit ndodhi mu në kohën e udhëheqjes së Ragmi Mustafës, i cili përpjekjen e vetme për ta ndaluar heqjen apo për t’a kthyer lapidarin ishte përgatitja e një mirënjohjeje të parit të Serbisë – Vučićit. Dhe ende nuk e kemi të qartë se për çfarë e kishte falenderuar! Sa që edhe kishte deklaruar se do të dorëhiqej në rast se nuk e “shpëton” lapidarin”, ka shkruar Arifi në Facebook.A

COMMENTS