HomeNë fokus

„Kronika nga Lugina“, libri i gazetarit Baki Rexhepi

Gazetari, Baki Rexhepi, ka hedh në dritë librin e parë të tij, të tilluar „Kronika nga Lugina“. Ky libër është një përmbledhje kronikash, raporte

Breznica ka mbetur pa mjek, akuzojnë pushtetin lokal për neglizhencë
Ndërron jetë publicisti Llukman Halili nga Tërnoci
PD në mbështetje të protestës së 12 gushtit


Gazetari, Baki Rexhepi, ka hedh në dritë librin e parë të tij, të tilluar „Kronika nga Lugina“.

Ky libër është një përmbledhje kronikash, raportesh e intervistash të realizuara në tri komunat e Luginës, gjatë viteve 1996- 97 dhe 2000 e 2001.
Të gjitha ngjarjet, takimet, vendimet, aksionet, veprimet, të paraqitura në “Kronika nga Lugina”, janë raportuar nga autori në kohë reale, në Radio Televizionin “Zëri i Kumanovës”, në MTV 2 – redaksia në Gjuhën Shqipe, në BBC seksioni shqip, në Radio dhe Televizionin e Kosovës e në Kosovapress.

Në libër janë autentike ngjarjet e para luftës, gjatë luftës , paraqitja e UÇPMB-së, marrëveshjet, tradhtia e madhe e vrasjes së kryenegociatorit të delegacionit shqiptarë dhe zhvillimet e pas luftës.

Për përkrahje të pakursyer, autori Rexhepi ka falenderuar familjen e tij të ngushtë dhe të gjithë personalitet që përfshihen në libër për bashkëpunimin e sinqertë.

Ky libër i Baki Rexhepit vjen në 25 vjetorin e karrierës së tij në gazetari.
“Kronika nga Lugina” u botua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.

COMMENTS