HomeAktuale

Kujt po i pengon FOLonline ?

Të nderuar lexues të portalit informativ FOLonline dhe platformës vizuele FOL tv, Ju njoftojmë se në 24 orët e fundit ky mjet informimi është bërë

Disa individ pas therjes së kurbanave, a më tepër janë futur në mëkate a kanë bërë “ sevape “ ?!
46 tableta për filloristët e Bujanocit
Fyerja ndaj shqiptarëve: Vulin paraqitet në gjykatë


Të nderuar lexues të portalit informativ FOLonline dhe platformës vizuele FOL tv,
Ju njoftojmë se në 24 orët e fundit ky mjet informimi është bërë objekt i sulmeve të parreshtura kibernetike.
Sidomos faqja zyrtare e FOLonline në Facebook ka qenë në shënjestër të këtyre sulmeve, ku për pasojë janë shlyer mbi 100 postime.
Redaksia e FOLonline është në pritje të përgjigjes nga stafi i këtij rrjeti social, dhe në varësi të saj do të njoftoj organet kompetente, organizatatat për mbrojtjen e lirisë së mediave dhe gazetarëve, korin diplomatik, etj.
Vlen të thuhet se këto sulme vijnë në kohën e fushatës zgjedhore dhe pas raportimve tona për disa çështje me interes të veçant për publikun.
Pa marrë parasysh atakimin në fjalë, FOLonline do të jetë në shërbim të lexuesve dhe shikuesve duke respektuar në përpikmëri kodeksin profesional.
Liria e shprehjes dhe informimit është e drejtë themelore e njeriut dhe si e tillë duhet të mbrohet me çdo kusht.

COMMENTS