HomePolitikë

Kryeministri Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare politike për PBM

Kryeministri kosovar Albin Kurti ka emëruar sot Ardita Sinanin për këshilltare politike për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njoftoi përmes një kum

Bujanoci së shpejti rishikon buxhetin e vitit 2024
Ambasadori Hill në shkollën e fshatit Lluçan
Tribuna e KDNJ: Të rimendohen politikat publike për rimëkëmbjen ekonomike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës drejt prioritizimit të krijimit të vendeve të reja të punës

Kryeministri kosovar Albin Kurti ka emëruar sot Ardita Sinanin për këshilltare politike për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njoftoi përmes një kumtese Qeveria e Kosovës.

“Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani”, thuhet në kumtesë.

Kumtesa e plotë e Qeverisë:

Kryeministri Kurti emëroi znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Prishtinë, 19 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.

COMMENTS