Pas zgjedhjeve lokale tê së dieles, janë deklaruar akterët e tyre nê Bujanoc. Fjalët e fituesit të zgjedhjeve Arbër Pajaziti, lider i Fronti
Pas zgjedhjeve lokale tê së dieles, janë deklaruar akterët e tyre nê Bujanoc.
Fjalët e fituesit të zgjedhjeve
Arbër Pajaziti, lider i Frontit për Ndryshim në Bujanoc, pas fitores së arritur në zgjedhjet lokale iu është drejtuar qytetarëve përmes Facebookut.
Ky është postimi i tij:
Faleminderit qytetarë të komunës së Bujanocit
Faleminderime plot 3371 herë për të gjithë Ju që votuat Frontin për Ndryshim, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë.
Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje.
Faleminderit Ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj.
Bashkëvendas që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar.
Ju komisionerë, Ju ishit hernonjt tanë.
Aktivistë dhe simpatizantë, angazhimi i Juaj është për çdo lëvdatë dhe meriton falenderime të panumërta.
Falenderime edhe për rivalët tanë, të cilët si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, zgjodhën frymën demokratike të veprimit.
Bashkombas të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt.
S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë.
Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe.
Gjithmonë në shërbinin tuaj!
Musliu falenderon elektoratin
Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, është ndarë tejet i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale, ndërsa ka falenderuar elektoratin për besimin e dhënë.
Postimi i Musliut:
Të dashur qytetarë
Ju, që besuat dhe na u bashkuat në rrugën e nderit, e bëtë të mundur që LPD të jetë SUBJEKTI I PARË në komunën e Bujanocit.
Ju falënderojmë nga zemra secilin, veç e veç, për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Ashtu siç ua kemi dhënë fjalën – do t’iu shërbejmë me nder dhe do t’ju bëjmë krenarë të gjithëve! ❤️🙏
Kamberi dhe Mustafi të pakënaqur me rezultatin në Bujanoc, paralajmërojnë angazhim të mëtejm
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, pasi ka uruar për fitoren e subjektit të tij politik në Preshevë, e ka parë si shqetësues rezultatin zgjedhor në Bujanoc.
Edhe kandidati për kryetar komune Ragmi Mustafi nuk ka qenë i kënaqur me rezultatin zgjedhor.
Si njëri, si tjetri kanë thënë se do të vazhdojnë betejen politike.
Postimi i Kamberit:
Fitore bindëse e PVD-së në Preshevë, ndërsa, në Bujanoc kemi rezultat shqetësuese.
Falë angazhimit të kandidates për kryetare, Ardita Sinani, strukturës së Degës së PVD-së dhe çdo aktivisti e simpatizanti, Dega e PVD-së, në zgjedhjet e mbajtura më 2 qershor në Preshevë, ka arritur të dalë lista e parë dhe fituese e gares zgjedhore, me 4079 vota, apo 11 mandate, duke fituar gati në çdo vendvotim të komunës së Preshevës.
Rezultati i arritur tregon epërsinë e bindshme të PVD-së mbi rivalët garues, e sidomos thyen dhe përmbys kështu dominimin e APN-së në këtë komunë. Këmbëngulësia e treguar në rezistencë aktive nga opozita më në fund dha rezultatin e pritur.
Në kandidaten tonë, Ardita Sinani mbetet përgjegjësia e procesit të ndërtimit të një shumice të re qeverisëse në Komunën e Preshevës, e cila do të jetë e orientuar në realizimin e obligimeve të marra në zgjedhje, në bashkëpunim e bashkërendim, e jo konfrontim, me Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë.
Urime Ardita Sinanit dhe 11 këshilltarëve të ardhshëm të PVD-së.
Në Bujanoc, mjerisht, lista dhe kandidati i PVD-së nuk arritën rezultatin e pritur. Lista dhe kandidati jonë Ragmi Mustafa, përkundër angazhimit maksimal të të gjithë strukturës tonë, ka siguruar vetëm 2083 vota. Mbi këtë rezultat tejet shqetësues, ditët në vijim, Dega e PVD-së në Bujanoc, do të duhet të analizojë e reflektojë për të marrë vendime dhe qëndrime serioze për të ardhmen e subjektit.
Zgjedhjet janë gjithmonë vetëm një betejë, ato nuk shënojnë fundin e historisë.
Pavarësisht rezultatit shqetësues, ne do të vazhdojmë të besojmë, e punojmë për misionin tonë për më shumë të drejta për shqiptarët, për më shumë bashkëpunim me Kosovën e Shqipërinë.
Edhe në këtë rast të brengosjes sonë për rezultatin e arritur në Buajnoc, duhet falënderuar Ragminë dhe çdo anëtarë, aktivist e simpatizant të PVD-së, që edhe në këtë betejë të radhës, dhanë kontributin e tyre pa hezitim. Beteja vazhdon.
Betejat për pozitën më të mirë të shqiptarëve nuk do të ndalen.
Betejat i fitojnë ata që nuk dorëzohen.
Shembulli i Degës tonë në Preshevë flet më së miri.
Edhe pas këtyre zgjedhjeve, në Bujanoc, sërish, shumica e këshilltarëve do të jenë shqiptarë.
Postimi i Mustafit:
Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë.
Megjithatë, jam shumë krenarë për punën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë fushatës.
Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin.
Ky nuk është fundi.
Kontributi për idealet dhe aspiratat tona nuk mbaron.
Faleminderit nga zemra për çdo përpjekje dhe mbështetje!
COMMENTS