HomeNë fokus

Pajaziti: Levent Qazimi personaliteti më i duhur për unifikimin e shqiptarëve

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka lavdëruar sot figurën e Levent Qazimit, i cili së fundmi është nominuar si kanditat për kryetar t

KKSH dhe komuna e Bujanocit përshëndesin bashkimin e shoqatave të Luginës në Zvicër
Ka nisur asfaltimi i rrugës Muhoc- Zarbicë
Medvegjasit i rikthehen takimeve në vendlindje

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka lavdëruar sot figurën e Levent Qazimit, i cili së fundmi është nominuar si kanditat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Postimi i Pajazitit:

Tërnoci e tan Lugina është burim i djemve të shkathët, të fuqishëm e trima. Sikurse Leventi, djali i Komandat Lleshit.

Leventit, nuk është hera e parë që i jipet një detyrë në mes shoqërisë tonë. Ai në vitin 2020 është kandiduar nga Alternativa për Ndryshim për këshilltar komunal në Bujanoc. Dhe, nga votat e siguruara të partisë, Leventi u bë këshilltar i APN-së. Askush nuk e etiketoi, e asnjëherë nuk u tha se emri i tij po keqpërdoret. Sepse, ndoshta nuk e ndjenin frikën e humbjes, ngase votat i kishin të siguruara nga kontrabandimi.

Leventit, këtë vit APN i dha një detyrë tjetër. Kësaj radhe, më të rëndësishme! Kandidaturën për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Prandaj, sot është e kuptueshme se do të ketë akuza, e shpifje nga frikacakët politikë. Ne, si gjithmonë e kemi konsideruar KKSH-në si institucion që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Në fakt, ashtu e kemi parë, por nuk është se e ka luajtur atë funksion. Sidomos, këto vitet e fundit, KKSH ka qenë e kapur, dhe me të individë të caktuar kanë shpifur, kanë shantazhuar “kundërshtarët” e tyre politikë. Kryetari i APN-së, e kryetari i degës së kësaj partie në Bujanoc, janë fyer rëndë nga kryetari i KKSH-së. Dhe, kjo nuk është dashur të ndodhë!

Leventi nuk është i tillë! Ai i bashkon shqiptarët e vërtetë. Si kryetar i degës së APN-së në Bujanoc, thërras partitë politike që t’i bashkohen Leventit dhe ta mbështesin listën e APN-së për KKSH. Përndryshe, gara do të zhvillohet për këshilltarë.

Sepse, Leventi është fitues.

COMMENTS