HomeShoqëri

Komuna e Bujanocit „ më e rëndë „ për 50.000 euro

Në konton e komunës së Bujanocit sot janë derdhur 50.000 euro, mjete këto nga qeveria e Kosovës të aprovuara nga nga ish-kryeministri Haradinaj. La

Presheva ndihmon subjektet ekonomike, bujqit dhe studentët
Mustafa: S’mund të ketë paqe afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur çështja e Luginës
184 raste të evidentuara deri më tash me Covid në Bujanoc


Në konton e komunës së Bujanocit sot janë derdhur 50.000 euro, mjete këto nga qeveria e Kosovës të aprovuara nga nga ish-kryeministri Haradinaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari Nagip Arifi përmes postimit në Facebook, transmeton FOLonline.
Këto mjete, vendimi i cili ishte marrë në janar janë të parapara për aftësimin profesional të të rinjëve të komunës së Bujanocit.
Me këtë rast, kryetari Arifi ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan për aprovimin e mjeteve si dhe për transferimin e tyre.

Postimi i plotë i kryetarit, Nagip Arifi:

LAJM I MIRË

Vendimi i ish kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj nr 07/118 i datës 29.01.2020 për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 50.000€ me qëllim të aftësimit profesional të të rinjëve të komunës së Bujanocit, sot përfundimisht është realizuar.
Sapo janë transferuar mjetet financiare në xhirollogarinë e komunës. Që nga dita e parë pas marrjes së mandatit jam angazhuar maksimalisht që ta realizoj vendimin e ish kryeminstrit Haradinaj që të rinjëve tanë t’ia mundësojmë aftësimin profesional.
Me këtë rast, shfrytëzoj rastin ta falemnderoj Qeverinë e Kosovës, e në veçanti ish kryeminisrtrin z.Haradinaj, ish ministrin z.Rafuna për ndarjen e këtyre mjeteve. Gjithashtu, një falemnderim edhe për drejtorin e përgjithshëm të Thesarit të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismailit dhe atë të Republikës së Serbisë për realizimin e këtij transferi dhe që nuk hezituan që nga telefonata e parë që kam bërë me ta për ta kryer sa më parë transferin.
E përshëndes një bashkëpunim të tillë dhe shpresoj që të vazhdojë edhe më tej.

COMMENTS