Aktivisti i shoqërisë civile, Valon Arifi, ka akuzuar kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin, se po tenton të krijojë ndasi tek këshilltarët shqiptarë
Aktivisti i shoqërisë civile, Valon Arifi, ka akuzuar kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin, se po tenton të krijojë ndasi tek këshilltarët shqiptarë të Kuvendit Konunal të Bujanocit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Arifi është shprehur se kryetari i Bujanocit nuk mund t’ia plotësojë dëshirën Dragan Stevanoviqit- BOSKE, sekretarit shtetëror në ministrinë e ekonomisë dhe të ngarkuarit të SNS-it për Rrethin e Pçinjës, kur dihet se ky i fundit ka humbur zgjedhjet edhe në vendin e tij të lindjes.
Postimi i plotë i aktivistit Arifi:
‘tentativat e kryetarit aktual te Bujanocit z.Nagip Arifi për të krijuar ndarje ne vetëqeverisjen lokale e me shumicë shqiptare në KK të Bujanocit nuk do të kaloj,përtej premtimeve që ka dhënë shokëve të tij :
– Boske asnjëher nuk do të arrij të kontrolloj Bujanocin aq më tepër kur dështoi elektoralisht edhe në qytetin e tij të lindjes ku shërbeu kafet.
Askush e as Boske nuk do të ia arrij që bashkëjetesēn mes shqiptarëve e serbëve në Bujanoc e Preshevë ta rikthej si “garë etnike e politike” janë të së shkuarës këto histori.
– Sot,një gjë është e sigurt,Boske kurr nuk do të vendos për Preshevën e Bujanocin 🙂
COMMENTS