HomeShoqëri

Bujanoci po përgatitet për projekte kapitale

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim pune me ekipin komunal për të shqyrtuar nga afër projek

Masat e vikendit, çka lejohet e çka ndalohet
Kurti i fton në takim politikanët e Luginës
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Komunistët “fshinë”, “hekurosën” dhe “prenë kokat” (pjesa 12)

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim pune me ekipin komunal për të shqyrtuar nga afër projektet e reja infrastrukturore, të cilat komuna i ka pranuar nga shtëpia projektuese e kontraktuar.

Sipas kryetarit Pajaziti, projektet e prezantuara janë tejet të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për zhvillimin urban të Bujanocit. Ato përfshijnë rregullimin e parkut të qytetit, ndërtimin e një objekti të ri për çerdhen, ndërtimin e objektit për qëndrimin ditor të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe rregullimin e hyrjes së qytetit nga ana e autostradës.

“Hapi i sotëm ishte vetëm fillimi. Tani po shkojmë drejt finalizimit të dokumentacionit dhe shumë shpejt do të fillojmë me realizimin e këtyre projekteve që do t’i japin Bujanocit një pamje më të rregullt dhe më funksionale”, theksoi Pajaziti.

Këto investime pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve dhe në modernizimin e hapësirave publike të komunës.

COMMENTS