Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Enkel Rexhepi, zhvilloi sot një takim me Komisionerin e Lartë për Pakica, Christoph Kamp, ku paraqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Enkel Rexhepi, zhvilloi sot një takim me Komisionerin e Lartë për Pakica, Christoph Kamp, ku paraqiti në mënyrë të detajuar situatën aktuale dhe shqetësimet kryesore me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Rexhepi theksoi se problematikat me të cilat përballet komuniteti nuk janë thjesht teknike, por rezultat i një qasjeje të qëllimshme që synon dobësimin e institucioneve përfaqësuese dhe kufizimin e të drejtave kolektive.
Në takim u theksuan disa çështje kyçe:
- Bllokimi i fondeve për KKSH-në – 304 mijë euro të miratuara ligjërisht janë refuzuar tre herë radhazi, pa asnjë arsyetim, pavarësisht se mbi 35 mijë tekste shkollore tashmë përdoren nga mijëra nxënës shqiptarë.
- Ndërprerja e subvencioneve bujqësore, që ka dëmtuar qindra familje shqiptare dhe ka penguar funksionimin e mekanizmave mbështetës në nivel lokal.
- Mospërfshirja në polici dhe gjyqësi, e cila ka krijuar një krizë të thelluar të sigurisë. Sipas Rexhepit, konkurset janë formale dhe shqiptarët eliminohen sistematikisht, duke lënë zona të tëra pa përfaqësim dhe pa besim në institucionet e rendit.
- Plani 7-pikësh dhe Plani Aksional – Kryetari kërkoi që këto dokumente të trajtohen si bazë e procesit dhe jo si shtojca anësore. Ai theksoi se është koha për veprim konkret, me matje të qarta të progresit dhe me angazhim të drejtpërdrejtë të faktorëve ndërkombëtarë.
- Pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave, të cilat vazhdojnë të mbeten dy prej formave më serioze të diskriminimit administrativ ndaj shqiptarëve në Luginë.
Gjatë takimit, Komisioneri Kamp u informua në detaje mbi pasojat që këto procese prodhojnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe rëndësinë e një angazhimi më të fuqishëm institucional dhe ndërkombëtar për të adresuar këto çështje.

COMMENTS