Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka takuar ambasadorin e ri të OSBE-së E.T.Jan Braathu. Përmes postimit në Facebook, Kamberi është shprehur se
Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka takuar ambasadorin e ri të OSBE-së E.T.Jan Braathu.
Përmes postimit në Facebook, Kamberi është shprehur se në takim është diskutuar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve, mosnjohjen e diplomave universitare dhe problemet tjera me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës.
Postimi i Kamberit:
Prezenca e shtuar e ndërkombëtareve – domosdoshmëri për avancimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Me ambasadorin e ri të OSBE-së, E.T. Jan Braathu, bashkëbiseduam dje për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Për stagnimin e integrimit e mungesën e përfaqësimit.
Për mosnjohjen e diplomave të studentëve dhe mungesën e vullnetit politik për avancim të arsimit shqip.
Njoftova ambasadorin me shqetësimin rreth pasivizimit të adresave të bashkëqytetarëve tonë dhe me rrezikun që ky fenomen, pas Medvegjës, paraqet për komunat e Bujanocit dhe Preshevës.
Mbi 1700 qytetar shqiptar janë pasivizuar vetëm në tre vitet e fundit në Medvegjë dhe kjo ka ndikuar drejtëpërdrejtë në uljen drastike të përfaqësimit të shqiptarëve në këtë komunë e poashtu ka përjashtuar ata nga jeta institucionale.
Shkelje drastike e të drejtave elementare për një pakicë. E paparë, madje. Njejtë sikur gjuha e urrejtjes në raport me shqiptarët e që ka marr hovin institucional nga krerët e lartë shtetëror.
Faleminderova Misionin e OSBE-së për prezencën e tyre të rregullt në Luginë të Preshevës dhe për bashkëpunimin mes nesh.
Urova ekselencën e tij për detyrën e re dhe i dëshirova suksese në përmbushjen e misionit të tij.
COMMENTS