HomeNë fokus

Mustafa në takim tek avokati i popullit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, është takuar në Prishtinë me avokatin e popullit të Kosovës, Naim Qelaj. Pasivizimi i sh

Pajaziti: Tuxharllëk e pazare në kurriz të qytetarëve
Arifi sërish ngrit çështjen e pasivizimit, kësaj here me përfaqësuesit e OKB-së
Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Memorandumi i ASHAS-së- Programi Strategjik Kombëtar (Pjesa 4)

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, është takuar në Prishtinë me avokatin e popullit të Kosovës, Naim Qelaj.

Pasivizimi i shqiptarëve nga regjistri civil dhe pajisja e qytetarëve të Luginës në Kosovë me dokumente personale ishin në fokus të bashkëbiaeduesve.

Postimi i Mistafës:

Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të marrë vëmendjen më të madhe në agjendën politike.

Atë e ngritëm edhe sot,  me Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, z. Naim Qelaj gjatë një takimi sot në Prishtinë!

Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me vendbanim në Republikën e Kosovës, të cilët edhe pas 20 vitesh nuk po mund të pajisen me dokumente të Kosovës i ngritëm edhe me Avokatin e Popullit.

Të njëjtit po humbin dokumentet e Serbisë e nuk po mund të pajisen me ato të Kosovës, dhe si të tillë po mbesin qytetarë “juridikisht të padukshëm”.

Paisja e tyre sa më e shpejtë me dokumente në Kosovë është e patjetërsueshme dhe nevojë urgjente.

Ragmi Mustafa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar

COMMENTS