HomeNë fokus

Qveria e Kosovës ndanë 50.000 euro për KKSH-në

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 50.000 euro për nevojat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i KKSH-së,

Unifikimi paszgjedhor i shqiptarëve të Bujanocit, çfarë solli takimi në KKSH? (Video)
OSBE dhe UNHCR përkrahin vendimin e KK të Bujanocit
Në Muhoc barnatorja një herë në javë

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 50.000 euro për nevojat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi.

Postimi i Mustafit:

Një lajm super i mirë🇽🇰.

✅ QEVERIA E KOSOVËS NDANË 50 MIJË EURO PËR MBËSHTETJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar sapo u njoftova nga zv/Kryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Bislimi për vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës për ndarjen e 50 mijë euro për të mbështetur shqiptarët në Luginë të Preshevës. Ndarja e mjeteve është me qëllimin e përkrahjes së kërkesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Ndihma institucionale e Republikës së Kosovës, po edhe e Republikës së Shqipërisë është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme.

Institucionalizimi i mbështetjes politike e administrative është premtues në realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në bashkërendim me Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.🇽🇰🇦🇱

COMMENTS