HomeNë fokus

Ja si u fut UÇPMB në Tërnoc

24 vjet më parë, ushtarët e  UÇPMB-së, të prirë nga Ridvan Qazimi- komandant Lleshi, u futën në Tërnoc, vendbanimin më të madh rural të viseve shq

KUR TË MUNGON FATI
KAMBERI: E PREMTJA ËSHTË REFERENDUM KUNDËR POLITIKËS SHTETËRORE TË FSHIRJES SË SHQIPTARËVE
Sherif Abdyli pjesë e selisë qendrore të OSBE-së në Vjenë

24 vjet më parë, ushtarët e  UÇPMB-së, të prirë nga Ridvan Qazimi- komandant Lleshi, u futën në Tërnoc, vendbanimin më të madh rural të viseve shqiptare në ish-Jugosllavi.

Kësaj ngjarje i priu një betejë në Zonën Tokësore të Sigurisë, midis fshatrave Maltërnoc dhe Manjec, me ç’rast luftëtarët e UÇPMB-së i mposhtëm forcat e regjimit të Millosheviqit të cilat atë natë largohen që andej.

Vjeshtën e vitit 2000 ushtarët e prirë nga komandant Lleshi u pritën në Tërnoc si çlirimtarë dhe gëzonin rrespekt tek të gjithë banorët.

Paraprakisht, më 21 nëntor, UÇPMB nën udhëheqjen e komandantit Shefket Musliu, kishte fituar betejën me forcat serbo jugosllave në zonën midis Lluçanit dhe Dobrosinit.

Nga 22 nëntori i vitit 2000, pjesa më e madhe ZST-së që i përkiste komunës së Bujanocit u fut nën kontrollin e luftëtarëve shqiptarë.

 

 

COMMENTS