HomeAktuale

Gjuhë e hapur urrejtjeje në Medvegjë

Kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, ka theksuar sot se pas protestës në Medvegjë ka pasuar një gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve. Luftiu pohon se,

Shokuese: Grushtohet në Preshevë futbollisti i KF Tërnoci
KF Tërnoci favorit apsolut në ndeshjen e nesërme
Salihi rikujton qytetarët dhe bizneset për konkurset aktuale

Kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, ka theksuar sot se pas protestës në Medvegjë ka pasuar një gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

Luftiu pohon se, në bazë të informacioneve qê posedon, ka qenë vajza e shefit të stavionit policor të këtij qyteti, e cila poashtu është police, ajo që ka shpërndarë një tekst pezhorativ ndaj shqiptarëve.

Postimi i Lutfiut:

Pas protestës në Medvegjë kishte reaguar (sipas informaciove tona) vajza e kryeshefit të stacionit policor në Medvegjë, e cila është police.
Në fillim të reagimit të saj ajo kishte deklaruar:
“Prej nga gjithë kjo liri, kush po i jep mbështetje këtyre minjëve dhe deri ku do shkojnë”.
Pastaj: “Policët bënë një punë të shkëlqyer dhe pasivizuan adresat e tyre”.
Imagjinoni, një zyrtare i quan bashkëqytetarët e saj minjë, dhe i lavdëron kolegët e saj pse i pasivizuan mijëra qytetarë shqiptarë.
Lidhur me këto deklarata skandaloze sot do t’i dërgoj shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, OSBE-së, Ambasadës Amerikane në Beograd, zyrës së BE-së.
Prezenca dhe angazhimi i saj do duhej të siguronte siguri për gjithë qytetarët, ndërsa ajo nxit urrejtje, prandaj duhet të suspendohet nga puna sa më parë.
Të shtypur po, të nënshtruar JO!

COMMENTS