HomeNë fokus

Pajaziti: Punëtorët e komunës ende pa paga

Kryetari i APN-së opozitare në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka hedhur sot akuza në drejtim të pushtetit lokal për mospagesë tê pagave të punëtorëve.

Mbi 3,000 raste të reja me coronavirus brenda një dite në Turqi, numri i të vdekurve arrin në 501
Sinani takon Ambasadorin e Britanisë së Madhe
Koalicioni gjithshqiptarë në Bujanoc drejt dështimit: PVD akuzon PD-në për farsë politike

Kryetari i APN-së opozitare në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka hedhur sot akuza në drejtim të pushtetit lokal për mospagesë tê pagave të punëtorëve.

Pajaziti këtë e ka quajtur keqmenaxhim për të cilin tha se po i vie fundi më dy qershor.

Postimi i Pajazitit:

Dhuratë për fund nga keqmenaxhimi, punëtorët e komunës ende pa paga

Jemi futur thell në muajin maj, ndërsa punëtorët e administratës komunale dhe ndërmarrjeve publike janë akoma pa paga.

Mos të flasim për ata të N.P.Komunalia të cilëve punëdhënësi u ka borxh disa të ardhura mujore.
Si në shumë sfera, ashtu edhe në sigurimin e elementit bazë për kontributin e një punëtori, pagës, ky pushtet po dështon.

Nuk ka “ecje përpara” me dështakët. Sikur populli t’i linte, do t’na kthenin edhe shumë mbrapa.
Dikur e proklamonin veten si “shtëpiak të mirë” por po shihet marifetllëku i tyre.

Por, ja që më 2 qershor po i vie fundi.
Ka ardhur koha!
⏰✋✅

COMMENTS