Për herë të parë pritja shtetërore e Republikës së Shqipërisë për nder të festës kombëtare u zhvendos nga Beogradi në Luginë. Kjo ka një dometh
Për herë të parë pritja shtetërore e Republikës së Shqipërisë për nder të festës kombëtare u zhvendos nga Beogradi në Luginë.
Kjo ka një domethënie të madhe, përveç atyre që s’kuptojnë.
Një agjendë e këtillë, veç tjerash, do thotë më shumë prezencë të Shqipërisë në Luginë.
Megjithatë, si popull që jemi, gjithmojmë tentojmë të gjejmë qime në ve.
Kësaj here i gjetëm tek prania e flamurit shtetëror dhe tek himni i Serbisë në eventin e pritjes festive në Luginë.
Në këtë rast, shtirremi se nuk kuptojmë apo edhe jemi aq naiv se si funksionojnë protokolet diplomatike e ato ndërshtetërore.
Ambasada e Shqipërisë në Serbi është e obliguar t’i rrespektojë këto protokole, përndryshe do të ballafaqoheshim me skandal të madh diplomatik. Në ditët e sotme, këtë ndoshta mezi e pret dikush.
Është momenti kur Shqipëria përmes Drejtorisë për Shqiptarët në Rajon pritet të bëjë shumë më shumë për Luginën. Kur ndoshta jemi në prag të hapjes së përfaqësisë diplomatike edhe në rajonin tonë, kur vetëm se ka ndihma konkrete, psh. rasti me palestrën në shkollën „N.Frashëri“, kur Ambasada është më prezente se kurrë, atj.
Të gjitha këto zhvillime nuk arrihen pa respektim të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Serbisë, qoftë edhe përmes protokoleve.
Nëse disave flamuri shtetëror i Serbisë i ka penguar në një event, atëherë nuk dihet pse nuk i pengon kur e kanë para syve çdo ditë.
Athua dikush e do më tepër Shqipërinë se vet ata që i shërbejnë asaj?!!
COMMENTS