HomeNë fokus

Lutfiu: Po punohet për një protestë, me dialog s’po shkon

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSH, Nevzad Lutfiu, ka përmendur sot nevojën e organizimit të një proteste gjithë popullore për shkak të d

Presheva zgjedh drejtuesit e rinj të komunës
Arifi takon ambasadorin Braathu, në fokus edhe epilogu i bisedës me Vuçiqin
Boske: Protesta kundër pushtetit lokal, Kamberi: Po të varej nga pushteti lokal nuk do t’i kishim këto probleme

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSH, Nevzad Lutfiu, ka përmendur sot nevojën e organizimit të një proteste gjithë popullore për shkak të diskriminimit të shqiptarëve në Luginë nga ana e Serbisë.

Lutfiu tha se në një konkludim të këtillë është ardhur pas takimeve që i ka zhvilluar me krerët e këtushëm politikë.

“ Ka një vullnet për protestë. Do të kemi biseda edhe me disa akterë tjerë dhe do të vendosim “, është shprehur Lutfiu.

Postimi i tij:

Të nderuar qytetarë

Për këto dy javë kam pasur takime me liderët politik të Luginës për të diskutuar për situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë, diskriminim e shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve.
Ditëve në vijim do t’i intensifikoj takimet dhe me disa përfaqësues të tjerë.
Ekziston një vullnet dhe gatishmëri për protestë gjithë popullore, dhe për këtë po punojmë.
Ka vite e vite që jemi munduar që përmes dialogut t’i fitojmë të drejtat e tona, por asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi gjërat sa vijnë e bëhen edhe më keq.

COMMENTS