Komisioni Republikan Zgjedhor -KRZ ka publikuar sot në ora 10:20 vendimin për refuzimin e ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL p
Komisioni Republikan Zgjedhor -KRZ ka publikuar sot në ora 10:20 vendimin për refuzimin e ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL për anulimin e rezultateve zgjedhore të 27 majit në Tërnoc
Nga momenti i publikimit, KSHL mund të ushtrojë ankesë në Gjykatën Administrative, që i bie, deri të hënën në ora 10:20, shkruan FOLonline.
Në vendimin e publikuar, tek pjesa më kontestuese, votimi i personit me numrin rendor 868, thuhet se 15 anëtarë dhe zv/ anëtarë të Këshillit Votues të vendvotimit nr.6 me Deklaratat e tyre me shkrim dhënë KRZ-së kanë mohuar se ishte i rrethuar dhe kishte nënshkrim tek numri i sipërpërmendur në Librin e votuesve.
Duke e arsyetuar vendimin, KRZ thotë se ka mospërputhje edhe në numrin e votuesve të rrethuar në Librin e votuesve.
“Në proces verbal figuron se janë të rrethuar 618 numra të votuesve ndërsa në materialin dërguar KRZ-së ky numër shkon në 619”, thuhet në vendim.
Në vendim thuhet se KRZ dyshon se numri 868 është rrethuar vetëm pasi është përmbylluar i gjithë procesi.
KRZ poashtu ka dhënë arsyetimet edhe për votat me kusht si dhe për materialin zgjedhor.
Në vazhdim ju sjellim Vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor si dhe Ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
Resenje po prigovoru Albanaca doline_cir
Prigovor Koalcije Albanaca doline_cir
COMMENTS