HomeUncategorized

Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Seanca e tetë e Komitetit Qendror të LKS-së: Lindja e liderit (pjesa 5)

  Seanca e tetë e organit më të lartë të partisë - Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Serbisë (CK SKS), u mbajt në Beograd më 23

Jetimët e Malësisë së Bujanocit
Ekskluzive: Teksti i Marrëveshjes Kosovë-Serbi, askund nuk përmendet Lugina
Pajaziti për konkursin për pranimin e policëve të rinj: Nuk mund të kërkojnë vota ata që për 20 vjet në pushtet nuk e ruajtën policinë multietnike

 

Seanca e tetë e organit më të lartë të partisë – Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Serbisë (CK SKS), u mbajt në Beograd më 23 dhe 24 Shtator 1987.

Në seancë të kryesuar nga Slobodan Millosheviq, kryetar i Kryesisë së Komitetit Qendror të LKS-së për shkak të tensioneve në rritje ndëretnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë kishte një konflikt të ideve liberale dhe kombëtare për të ardhmen e Lidhjes së Komunistëve, shoqërisë dhe vendit në tërësi.

Seanca përfundoi papritur me një mosmarrëveshje të thellë dhe ndarje midis Sllobodan Millosheviqit me Dragisha Pavloviqin, kreun e Komunistëve të Beogradit dhe më pas me kumbarin dhe mentorin e tij politik – Ivan Stamboliq, Kryetar i Kryesisë së Serbisë.

Pas dy ditësh punë në organin më të lartë të partisë në Serbi, shumica dërrmuese u fitua nga komplotistët e politikës populiste dhe nacionaliste.  Pastaj, në Lidhjen e Komunistëve të Serbisë pasoi një “diferencim i mprehtë ideologjik dhe politik”, me të cilin Sllobodan Millosheviq siguroi mbështetje absolute për realizimin e politikës së tij.

Seanca e tetë e Komitetit Qendror të LKS-së në të cilën Sllobodan Millosheviq u mor ashpër me bashkëpunëtorët e tij më të afërt të partisë dhe mori drejtimin dhe të gjitha levat e pushtetit në Serbi, është pika e shënuar nga e cila do të fillojë zhvillimi i përgjithshëm shoqëror i Serbisë në shtigjet e vështira të nacionalizmit, ndarjes dhe shkatërrimit të strukturës shoqërore.

Do të jetë një hyrje në konfliktet e luftës në RSFJ më 1991, e cila, me sakrifica të mëdha dhe shkatërrim do të çojë në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të reja të pavarura.

 

 Shembja e Kushtetutës së vitit 1974 dhe Dita e Shtetësisë më 28 Mars

Marrëdhëniet në linjën Beograd-Prishtinë ishin acaruar gjithnjë e më shumë, kështu që autoritetet serbe kishin vendosur të heqin autonominë e Vojvodinës dhe Kosovës dhe të ngushtojnë ndjeshëm kompetencat e tyre me ndryshimet në Kushtetutën e vitit 1974.

Në valën e Sesionit të Tetë dhe fitoren e madhe të Millosheviqit, u aktivizua makineria politike, qëllimi kryesor i së cilës ishte thyerja e ambicjeve të udhëheqjeve separatiste të Vojvodinës dhe veçanërisht të Kosovës, me mekanizmat kushtetues.

Në një klimë të tillë, nën vëzhgimin e fituesit të senacës  të Tetë, “reforma kushtetuese” filloi në Serbi në Janar 1988 dhe përfundoi më 28 Mars 1989.

Kështu, pas 15 vjetësh, Kushtetuta e vitit 1974 përjetoi një katastrofë të madhe, sepse zhvillimi demokratik i shoqërisë nuk i shkonte për shtati Slobodan Millosheviqit dhe udhëheqjes komuniste të Serbisë.

Se sa kujdeseshin përkrahësit e centralizmit për një kthesë të tillë, tregon më së miri fakti se ajo ditë u shpall një festë shtetërore – Dita e Shtetësisë, sepse sovraniteti shtetëror dhe kushtetues u kthyen në Serbi, në të gjithë territorin.

Por, për të mos gënjyer: euforia e fitores shpejt la kokat e nxehta të ideologëve të “reformës kushtetuese”.

Dita e Shtetësisë 28 Marsi në Serbi u shënua si një festë kombëtare nga 1990 deri në 2001, dmth vetëm 11 vjet.

Vitin tjetër, më 2002, udhëheqësit e DOS-it, domethënë Qeveria e Zoran Gjingjiq, e hoqën atë datë duke e lënë në arkiv.  Për Ditën e re të Shtetit, siç edhe i ka hije, është caktuar një datë historike -15 shkurti.

Vijon….

Autor: Radoman Iriq

( Ky shkrim nuk paraqet qëndrimet e redaksisë së FOLonline)

COMMENTS